Arrestohet 30-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndalohet edhe shoku që e ndihmoi t’i fshihej policisë

Arrestohet 30-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndalohet edhe shoku që e ndihmoi t’i fshihej policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Danger”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e “Komunës së Parisit” është kapur dhe ndaluar shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i shpallur në kërkim për vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë, si dhe për armëmbajtje pa leje.

30-vjeçari, me datë 30.05.2025, në Fllakë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas. 

Në vijim të operacionit është arrestuar dhe shtetasi F. K., 31 vjeç, i cili ndodhej bashkë me 30-vjeçarin në një automjet. 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.

Në momentin e ndalimit 30-vjeçari i ka paraqitur  punonjësve të policisë dy dokumente identifikimi(kartë Id dhe leje drejtimi) me të dhënat e një shtetasi tjetër, të dyshuara të falsifikuara. Ndërsa, gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit i gjetën një sasi municioni luftarak.

Shtetasi K. K, iu kalua DVP Durrës për veprime të metejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy