
Një person ka vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe shtatë raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 1515 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 199 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 155.194.
Ndërkohë janë regjistruar 2044 raste aktive me koronavirus në Kosovë.



