Kalon 100-milionshin numri i të infektuarve me koronavirus në botë

Kalon 100-milionshin numri i të infektuarve me koronavirus në botë

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë kaloi 100 milionë, në kohën kur vendet po përpiqen të frenojnë variantet e reja të virusit.

Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins tregojnë se Shtetet e Bashkuara me mbi 25 milionë raste, mbeten vendi më i prekur në botë.

Rastet në SHBA, të kombinuara me ato në Indi, Brazil, Rusi dhe Britani, përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të raportuara.

Shifra 100 milionë përfaqëson 1.3 për qind të popullsisë së botës, por ekspertët e shëndetit thonë se shumë raste nuk raportohen - çfarë do të thotë se numri aktual i tyre është shumë më i lartë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili mori detyrën javën e kaluar, tha se vendi i tij do të blejë 200 milionë vaksina shtesë.

Britania, të martën, u bë vendi i parë në Evropë, ku numri i viktimave nga koronavirusi kaloi 100,000.

Një variant i ri i koronavirusit, i detektuar për herë të parë në Britani, është përhapur tashmë në disa vende të botës dhe thuhet se është më ngjitës.

Kjo ka bërë që autoritetet t’i ashpërsojnë ose zgjasin masat e izolimit në disa vende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy