Vrasja në Dukat, detaje të reja mbi viktimën dhe të kaluarën e tij në Belgjikë

Vrasja në Dukat, detaje të reja mbi viktimën dhe të kaluarën e tij në Belgjikë

Një natë më parë, në fshatin Dukat të Vlorës u ekzekutua me tetë plumba një 27-vjeçar teksa kthehej në banesë me makinë. Sipas informacioneve të Policisë, viktima Benjamin Bezhani dyshohet se ka kryer një dënim në Belgjikë, ndërsa në vendin tonë ishte kthyer një vit më parë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, Policia e Vlorës ka nisur të hetojë të shkuarën e tij, e cila mund të çojë në zbulimin e autorëve të krimit.

Po ashtu, mësohet se 27-vjeçari Beniamin Bezhani dyshohet se është vrarë rreth 1 orë e gjysmë para se policia të merrte njoftimin për vrasjen e tij. Atentati ndaj tij dyshohet se është kryer në orën 19:30 të mbrëmjes së djeshme. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm uniformat blu janë rikthyer në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për mbledhjen e gjurmëve dhe detajeve të mundshme që mund t’i dërgojnë në identifikimin e autorit. Gjatë gjithë natës, në segmente të ndryshme rrugore janë ngritur pika kontrolli, në mënyrë që të identifikoheshin autorët e krimit të rëndë.

Si ndodhi ngjarja

Sipas informacioneve nga uniformat blu në Policinë e Vlorës, mësohet se viktima momentin kur është qëlluar nga autorët ka qenë i vetëm në makinë. Në drejtim të mjetit të tij janë lëshuar mbi dhjetë plumba, ku disa prej tyre kanë prekur 27-vjeçarin, i cili më pas ka mbetur i vdekur në vend. Burimet thanë më tej se viktima kishte një vit që ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa në vendin tonë nuk rezulton të ketë precedent penal. Ai rezulton të ketë kryer një dënim për trafik narkotikësh. Autorët e kanë ekzekutuar të riun, momentin kur ky i fundit sapo kishte lënë të fejuarën e tij tek prindërit e saj. Ndërkohë, Policia e Vlorës ka mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar edhe një sërë gëzhojash arme të cilat do t’i nënshtrohen një ekspertimi balistik. Po ashtu, do të mblidhen edhe pamjet e kamerave të sigurisë rreth zonës ku ndodhi ngjarja për të bërë të mundur identifkimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Në polici janë shoqëruar disa persona, në cilësinë e dëshmitarëve në këtë ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy