Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua rreth orës 17:54 të pasdites së sotme në superstradën Laç–Mamurras.
Policia thotë se “një mjet Benz veturë me targë AA 044 MS që drejtohej nga shtetasi Preng Gjoka 22 vjeç banues në Laç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar nga ana jonë, i cili ka ndërruar jetë”.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme ku do të arrestohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” .
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



