Aksidentohet mikrobusi me pasagjerë në Gramsh, një vdes dhe katër plagosen

Aksidentohet mikrobusi me pasagjerë në Gramsh, një vdes dhe katër plagosen

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua pasditen e sotme në bashkinë e Gramshit.

Një mikrobus ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga në fshatin Poroçan, në vendin e quajtur ”Toskollare”.

Për pasojë një nga pasagjerët ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktima është 35- vjeçari me inicialet A.Ll.

"Rreth orës 16:20, në  fshatin Kabash,  Gramsh,  automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një difekti teknik  ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën  shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulanc për në Spital".

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijon puna  për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy