Atentati me 6 viktima në Greqi, Softa: Krimi sot s’ka kufi, e rëndë nëse të dyshuarit do ishin shqiptar

Atentati me 6 viktima në Greqi, Softa: Krimi sot s’ka kufi, e rëndë nëse të dyshuarit do ishin shqiptar

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë në parë në shtetin fqinjë Greqi ku u përfol se gjashtë viktimat ishin shqiptarë, ndërsa lajmi u hodh poshtë sot nga Ministria jonë e Brendshme.

Ai tha se krimi sot nuk ka kufi, ndërsa u shpreh se nëse të dyshuarit do ishin shqiptarë kjo do ishte vërtetë shumë e rëndë.

Greqia si vend fqinj ka numrin më të madh të emigrantëve shqiptar dhe emigrimi në këtë vend ka qenë jo definitiv, por dhe një pjesë tjetër që venë për sezon. Numri i madh i emigrantëve shqiptar atje janë intelektualët, mësuesit, pra familje të ndershme, por si në çdo vend tjetër ka depërtuar dhe ajo që quhet botë kriminale. Krimi sot nuk ka kufi dhe ajo që e bën të rrezikshme nuk është vetëm krimi dhe kriminaliteti por dhe shpërndarës dhe përdorues të lëndëve narkotike. Një pjesë kanë përdorur Shqipërinë për të bërë dërgesa në vendet evropiane.

Dje u tha se janë ekzekutuar 6 shqiptarë kjo do ishte shumë e rëndë nëse do ishte e vërtetë. Fjala e parë janë gjithmonë shqiptar, sa ndodh një ngjarje direkt akuzohet se janë shqiptar, kjo dhe për faktin e atij emri të keq që kemi bërë për disa aktivitete kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy