Mënyra si zoti Veliaj e nisi mbrojtjen e tij me sulm, është e gabuar.
Mendoj se avokatët amerikanë nuk do i japin asnjë ndihmesë në këtë drejtim, pasi avokatët shjqiptarë janë të përgatitur me legjislacionin shqiptar.
Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Erion Veliaj duhet të investojë ekipin e tij ligjor në Tiranë, pasi PR në Amerikë nuk kanë rezultuar të suksesshme.
Ajo shtoi se historia ka treguar se kush është përpjekur të tregojë se ka pas Amerikën, e ka pësuar më keq.
Historia ka treguar që çdo politikan shqiptar ka tentuar të shesë propagandë që mbas kanë pasur Amerikën, nuk kanë pasur ndonjë sukses të madh.
Veliaj duhet të investohet me ekipin ligjor shqiptar që të rrëzojë pretendimet e SPAK.
Veliaj ka dyshime për korrupsion, kur iu thua se po shpenzoj 300 mijë euro për një avokat. Si ka mundësi që ka kaq para.
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka lidhur kontratë me një zyrë avokatie amerikane, “Kasowitz Benson Torres”, e cila si objekt parësor konsulencën juridike, mediatike dhe strategjike edhe shërbime lobimi,
Janë tre avokatët e ngarkuar për të ofruar shërbime për Veliajn, njëri avokat do paguhet 1950 dollarë në orë, tjetri 1275 dollarë në orë dhe avokati i tretë 500 dollarë.



