Shiste lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet një person në Kamzë

Shiste lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet një person në Kamzë

Një person i cili shiste lëndë narkotike në doza, pranë një shkolle në Kamzë, ka përfunduar në prangat e policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike kanabis, në doza, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë penale. 

Si rezultat, në rrugën “OSBE”, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi K. H., 20 vjeç, banues në Kamzë.    

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të një shkolle profesionale, në Kamëz.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza me kanabis, pako me letra për përdorimin e lëndës narkotike dhe 3 mjete prerëse, që iu gjetën 20-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy