
Prindërit e Martin Canit, i vrarë me thikë afro 2 vjet më parë pranë shkollës "Fan Noli" në Tiranë kanë reaguar ndaj deklaratave të bëra nga kryemnistri Rama një ditë më parë në prezantimin e projektit Smart City ku tha se ai “mendon vazhdimisht për Martinin”.
Në një deklaratë publike, ata akuzojnë kryeministrin se vijon ta përdorë emrin e djalit të tyre për qëllime politike dhe se po shmang përgjegjësinë e institucioneve që sipas tyre dështuan ta mbronin jetën e djalit të tyre.
Familja kritikon edhe projektin për vendosjen e kamerave në shkolla, duke theksuar se ato nuk zëvendësojnë masat konkrete për parandalimin e dhunës dhe nuk do të shpëtojnë jetë pa investime reale në siguri dhe mbështetje psikologjike për nxënësit e shkollave.



