
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pranë rrugës “Sul Misiri”, apo siç njihet ndryshe lagjja “Sporti i Vjetër”, ku një makinë është përmbysur si pasojë e shpejtësisë. Deri më tani nuk dihet sesi është gjendja e shoferit dhe një pasagjeri, pasi të dy janë shoqëruar në spitalin rajonal të qytetit të Elbasanit. Deri më tani mendohet që shkak i aksidentit të jetë shpejtësia jashtë normës së lejuar.



