Nën akuzë për vepra të ndryshme penale, arrestohen 5 persona në Shkodër

Nën akuzë për vepra të ndryshme penale, arrestohen 5 persona në Shkodër

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të ndryshme penale. Tre prej tyre, Policia njoftoi ditën e sotme se ishin shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. T., 35 vjeç, pasi në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ka vjedhur disa sende në mjetin në përdorim nga shtetasit D. K. Shtetasi F. T., ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim O. B., 49 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A., 27 vjeç, pasi në rrugën “Osman Myderizi”, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative është ushtruar kontroll në aparatin celular që dispononte, ku iu gjet e instaluar një faqe bastesh. Ky shtetas, me anë të aplikacioneve të ndryshme komunikonte me shtetas të tjerë dhe kundrejt vlerave monetare, organizonte baste sportive.  

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Y. P., 41 vjeç, pasi në rrugën “Roma”, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. S., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy