U kap me kanabis/ Në pranga 37-vjeçari, në kërkim babai i tij 

U kap me kanabis/ Në pranga 37-vjeçari, në kërkim babai i tij 

Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë dhe është shpallur në kërkim babai i tij, pasi u kap me kanabis sativa dhe një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro të cilat dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. 

NJOFTIMI 

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme "Shqiponja", të DVP Fier operacioni policor i koduar "Peshtani".  Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar, shpallet në kërkim babai i tij.  Sekuestrohen qindra doza të lëndës narkotike cannabis sativa, një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro të cilat dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në kuadër të kontrolleve për parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, pas një pune të mirëfilltë policore kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Peshtani". Për këtë rast u arrestua shtetasi J(E). M., 37 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas, Fier.  Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.  Nga kontrolli i banesës shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në qindra doza gati për shitje, 12 fishekë arme gjahu, 3 gërshërë që shërbenin për të përgatitur (ndarë) lëndën narkotike, një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 5 celularë.  Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi D. M., 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas, babai i shtetasit J(E). M.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy