
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Njësinë Administrative të Dajçit në Lezhë, Sokol Toma, është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në autostradën Mamurras-Laç, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit.
Persona të maskuar, ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën dhe e kanë goditur me sende të forta dhe më pas janë larguar.
Ai është konstatuar në makine në gjendje shoku nga kalimtarët dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.



