Viti i ri shkollor në qarkun e Korçës ka nisur me 784 nxënës më pak, në raport me një vit më parë, raporton për Mcn Live korrespondentja Elsa Xhindole.
“Kemi një diferencë. Janë 784 nxënës më pak, për shkak të lëvizjeve demografike dhe uljes së lindshmërisë. Ndërkohë Sindikata e Mësuesve pretendon për mbi 3 mijë nxënvs më pak. Në një reagim zyrtar jashtë kamerave theksohet se nuk ka mbyllje të shkollave. Por burime të tjera na bëjnë me dije që kemi të bëjmë me 6 mbyllje të shkollave. Por ky s’është ende një informacion zyrtar. Disa shkolle janë me turne për shkak se shkolla "Kajo Karafili" dhe një shkollë tjetër janë në proces rikonstruktimi. Nuk kemi një informacion zyrtar për shifrat. Nuk kemi ulje të numrit të mësuesve. Kemi oficerë të policisë në të gjitha shkollat e qarkut. Sa i takon trafikut situata ka qenë e qetë”.



