
Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, teksa ishin duke punuar. Sipas informacioneve, mësohet se punëtorët janë dërguar në Spitalin e Sarandës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur teksa ishin duke montuar panele sanduiç. Si pasojë e erës së fortë, panelet janë rrëzuar duke dëmtuar edhe punëtorët.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në kantierin në Syrin e Kaltër dhe punëtorët ishin të moshës 30 dhe 53 vjeç, të dy nga Durrësi.



