I dënuar me 3 vite burg, kush është i riu i arrestuar në Tiranë

I dënuar me 3 vite burg, kush është i riu i arrestuar në Tiranë

Një person i shpallur në kërkim nga drejtësia pasi ishte dënuar me 3 vite burg ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë ndaluar 37-vjeçarin  Damiano (Dorian) Remi.

Arrestimi tij erdhi pasi Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, e ka dënuar të riun me 3 vite burg për “Vjedhje të kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Ndërsa, Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar tre persona. Në pranga janë vënë G. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, dhe po ashtu është arrestuar një 58-vjeçar pasi ka aksidentuar një 34-vjeçare, e cila ndodhet në spital duke marrë kujdes shëndetësor.

Po ashtu më 3 qershor, policia njofton se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për S. P., 30 vjeç, pasi në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në Fushë Mezez, duke punuar në objektin në pronësi të tij, është dëmtuar punëtori S. L., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Lidhur me rastet, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy