‘Gërdeci’, përcaktohet gjyqtarja që do të gjykojë ankimimin e Mediut

‘Gërdeci’, përcaktohet gjyqtarja që do të gjykojë ankimimin e Mediut

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Albana Boksi, është zgjedhur si personi që do të shqyrtojë çështjen ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu.

Kujtojmë se rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me inciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve” , me 26 humbje jete e qindra të plagosur.

Ish-ministri përmes avokatit të tij mbrojtës ankimoi vendimin e apelit të posaçëm për rihapje të hetimeve ndaj tij.

Rekursi u depozitua rreth 3 javë më parë nga avokati mbrojtës i tij, Ardian Visha, ku kërkon prishjen e vendimit pasi sipas tij është antikushtetuese, dhe se për këtë çështje është dhënë njëherë vendim.

Gjithashtu sipas avokatit një tjetër argument është se vepra penale për të cilën ish ministri akuzohet është parashkruar.

Përsa i përket shortit pala mbrojtëse pretendon se Boksi ka konflikt interesi për shkak se ka shqyrtuar disa kërkesa përgjatë protestave. Burime bëjnë me dije se në rast se gjyqtarja nuk jep dorëheqjen do kërkojë përjashtimin e saj, për shqyrtimin  e kësaj çështjeje.

SPAK pritet të hetojë përgjegjësinë e ish-ministrit në ngjarjen tragjike të marsit 2008, ngjarje për të cilën Mediu është akuzuar dy herë për shpërdorim detyre sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, por nuk u gjykua asnjëherë pasi u mbrojt nga imuniteti parlamentar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy