
Një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi është goditur ditën e sotme në Morinë, ndërsa janë sekuestruar 39.000 euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave. Mësohet se paratë janë sekuestruar në Morinë, pas kontrollit të imtësishëm në automjetin që drejtohej nga 33-vjeçari me iniciale B. B., banues në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, policia gjeti dhe sekuestroi 39.000 euro, të cilat ky person nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave. Policia sqaron se drejtuesi i mjetit u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.



