
Sekuestrohen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë dhe në Rinas, të fshehura në çanta, duke bërë që dy persona të vihen nën hetim.
Në PKK Morinë dhe në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, përkatësisht, automjeti me drejtues shtetasin T. S., dhe shtetasin D. V.
Në çantën e shtetasit T. S., u gjetën dhe u sekuestruan 19 600 euro, ndërsa në çantën e dorës të shtetasit D. V., u gjetën dhe u sekuestruan 11 250 euro, shuma këto të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u iniciua procedimi në gjendje të lirë për shtetasin çek T. S., 55 vjeç dhe për shtetasin D. V., 34 vjeç, banues në Tiranë.



