Vlorë, pronari i një lokali fshihte kokainë për ta shitur

Vlorë, pronari i një lokali fshihte kokainë për ta shitur

Pronari i një lokali në Vlorë fshihte kokainën në biznesin e tij dhe e ndante në doza për ta shitur.

Pas informacioneve të siguruara uniformat blu kryen kontroll në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, Vlorë, në posedim të një shtetasi që dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Si rezultat u arrestua në flagrancë L. T, 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.

Gjatë kontrollit personal dhe në ambientet e lokalit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të ndara në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy