Vinin baste sportive në një ambient privat/ Arrestohen në flagrancë katër persona në Lushnje

Vinin baste sportive në një ambient privat/ Arrestohen në flagrancë katër persona në Lushnje

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Gamers", i cili synonte goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të fatit të paligjshme.

Gjatë operacionit, policia ndërhyri në një ambient privat në lagjen "Karbunarë e Sipërme", i përshtatur për zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në momentin e ndërhyrjes, u kapën në flagrancë katër persona, të cilët ishin duke vënë baste sportive përmes celularëve.

Ata u vunë në pranga dhe përfshijnë pronarin e subjektit, shtetasin A. G., 20 vjeç, si dhe shtetasit L. D., 22 vjeç, K. D., 19 vjeç dhe O. G., 22 vjeç.

Po ashtu, gjatë këtij operacioni, u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. G., 23 vjeç, pasi u gjet me një sasi të vogël kanabisi në ambientet e këtij subjekti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy