Tre persona janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve duke zënë hapësirën publike në plazh.
Gjatë kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, u konstatuan 3 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Arrestohen 7 persona në Durrës dhe Krujë, 5 të shpallur në kërkim kombëtar
Shtetasit me iniciale B. M., 29 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, u konstatuan se në vendin e quajtur "Bregu i detit Adriatik", në fshatin Sektor Rinia, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Y. K., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi përpara lokalit në pronësi të tij, në lagjen nr. 13, Plazh, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Pushtimi i tokës".



