Përplasen dy makina në Lushnjë-Fier, plagoset drejtuesi i njërës prej tyre (VIDEO)

Përplasen dy makina në Lushnjë-Fier, plagoset drejtuesi i njërës prej tyre (VIDEO)

Një aksident i rëndë është shënuar tek kryqëzimi i “Pushimit të shoferit” në autostradën Lushnjë-Fier. 

 

Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë drejtuesi i njërës prej tyre është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes dhe po kujdesen bluzat e bardha për të.

 

Policia rrugore ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun e rënduar me disa kilometra radhë në korsinë drejt Fierit. 

 

Sipas të dhënave të para, drejtuesi i mjetit tip Volksvagen ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore e aksit pushimi i shoferit Divjakë dhe mjeti tip minifurgon që udhëtonte drejt Fierit nuk ka mundur të shmangë përplasjen.

 

Drejtuesi i mjetit Volksvagen në spital dhe sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy