Thyen masën “arrest shtëpie”, pranga 2 personave në Korçë

Thyen masën “arrest shtëpie”, pranga 2 personave në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona të cilët thyen masën 'arrest shtëpie'.

Në prangat e policisë kanë rënë E. L., 42 vjeç pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përndjekja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe S. T., 23 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.   

Njoftimi: DVP Korçë

Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:  

E. L., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 12, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përndjekja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

S. T., 23 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.   

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy