Lejuan ndërtimin e një kati shtesë, arrestohen punonjësit e Urbanistikës në Vlorë

Lejuan ndërtimin e një kati shtesë, arrestohen punonjësit e Urbanistikës në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy punonjës të Urbanistikës, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Po ashtu është arrestuar edhe një 53-vjeçar, nën akuzën e “Ndërtimit të paligjshëm”

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 09.11.2021, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Arrest në burg’ për shtetasit R. H., 33 vjeç dhe K. M., 32 vjeç, të dy banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës, Bashkia Vlorë, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, kryer në bashkëpunim; N. K., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’”, njofton policia.

Sipas policisë, dy punonjësit e urbanistikës dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke i miratuar një leje ndërtimi shtetasit N. K., i cili më pas e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy