Shfrytëzonte 36-vjeçaren për prostitucion në Berat dhe Lushnjë/ Arrestohet tutori dhe vajza

Shfrytëzonte 36-vjeçaren për prostitucion në Berat dhe Lushnjë/ Arrestohet tutori dhe vajza

Policia e Beratit ka njoftuar finalizimin e një operacioni policor si rezultat i një hetimi disajavor nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit.

Me këtë rast është arrestuar një 32-vjeçar që shfrytëzonte një 36-vjeçare, për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë.

32-vjeçari, i dënuar më parë, për shfrytëzimin e të njëjtës shtetase, për prostitucion në Shqipëri dhe në Greqi.

Në kuadër të operacionit "Precedenti", si dhe në zbatim të masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Beratit, përkatësisht për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit “ dhe “Prostitucioni”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Berat.

Gjithashtu në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj u kap dhe ndalua shtetasja A. H., 36-vjeçe, banuese në Memaliaj, Tepelenë, për veprën penale "Prostitucioni".

32-vjeçari akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë, shtetasen A. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy