Një shtetas amerikan, që punonte si mësues në një shkollë private në Tiranë është gjetur i vetëvarur në shtëpinë ku banonte me qira, ndërkohë që më pas janë gjendur të vrarë edhe bashkëshortja e tij dhe dy qentë. Policia ka gjetur një letër lamtumire, ku amerikani pranon se është në borxhe dhe i kërkon ndjesë prindërve.



