Zbardhet ngjarja në Pogradec, arrestohet edhe 27-vjeçari që mbeti i plagosur

Zbardhet ngjarja në Pogradec, arrestohet edhe 27-vjeçari që mbeti i plagosur

Policia ka zbardhur ngjarjen e ditës së djeshme në Pogradec ku gjatë një konflikti mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar.  

U zbulua se gjatë një konflikti me armë të ndodhur për motive të dobëta, mes 27-vjeçarit dhe dy shtetasve të tjerë D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, (të cilët pas kontrolleve të shumta dhe negociatave me familjarët u vetëdorëzuan në Polici dhe u arrestuan) shtetasi A. J., mbeti i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.

Është arrestuar në flagrancë edhe i riu i plagosur, 27-vjeçari me iniciale A.J.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë e shtetasit A. J., dhe një revolver me mulli i cili i përket shtetasit K. L.

Njoftimi: Pogradec

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e djeshme, ku gjatë një konflikti, mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar.

Shkon në 3 numri i të ndaluarve nga Policia, në lidhje me këtë konflikt. Arrestohet në flagrancë edhe 27-vjeçari i plagosur A. J.

Sekuestrohen dy armë zjarri, 1 pistoletë me të cilën ka qëlluar i plagosuri dhe 1 revolver me mulli, me të cilën ai u qëllua nga njëri prej të arrestuarve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur pasditen e datës 01.02.2024, në lagjen nr. 1, Pogradec, arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, rezulton se gjatë një konflikti me armë të ndodhur për motive të dobëta, midis këtij shtetasi dhe dy shtetasve të tjerë D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, (të cilët pas kontrolleve të shumta dhe negociatave me familjarët u vetëdorëzuan në Polici dhe u arrestuan) shtetasi A. J., mbeti i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë e shtetasit A. J., dhe një revolver me mulli i cili i përket shtetasit K. L., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy