“Territor i pastër” asgjëson rreth 5 mijë rrënjë kanabisi në Malësinë e Krujës

“Territor i pastër” asgjëson rreth 5 mijë rrënjë kanabisi në Malësinë e Krujës

Finalizohet faza e 32-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, i shtrirë në territorin e Krujës, kryesisht në Malësinë e Krujës. Gjenden dhe asgjësohen 4941 bimë kanabis të kultivuara në zona të pyllëzuara dhe terrene të vështira malore. Në bazë të Planit të Masave dhe Planit Operacional të hartuar nga DVP Tiranë, prej mëngjesit të sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e FNSH Tiranë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, finalizuan fazën e 32-të të megaoperacionit policor të koduar “Territor i pastër”, i zhvilluar kryesisht në zonën e Malësisë së Krujës. Gjatë kësaj faze u gjetën dhe u asgjësuan 4941 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa të kultivuara në zona të vështira malore dhe të pyllëzuara. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy