Prokuroria kërkon hapjen e celularëve të adoleshentëve të përfshirë në ngjarjen e Klosit

Prokuroria kërkon hapjen e celularëve të adoleshentëve të përfshirë në ngjarjen e Klosit

Rreth ngjarjes së të mërkurës që tronditi mbarë opinionin publik jo vetëm në Klos, nxjerr dyshime se gjithçka ka nisur pas një shantazhi që i bëhej në rrjete sociale vajzës së autorit të dyshuar të masakrës Fiqiri Mjeshtri.
 Në fakt ky ishte edhe versioni i dhënë një ditë më parë nga vëllezërit e Fiqiriut.

Sipas tyre, të rinjtë Kenado Shira e Renato Hasula shantazhonin mbesën e tyre e për këtë ishte kërkuar sqarim. Nisur nga kjo, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen, Prokuroria e Matit ka kërkuar hapjen e celularëve të adoleshentëve që janë marrë nga grupi hetimor ditën e ngjarjes.

Me këtë prokuroria kërkon të provojë akuzat e familjes Mjeshtri dhe për të zbardhur dinamikën e tragjedisë së rëndë të ditës së mërkurë ku Fiqiri Mjeshtri vrau në qendër të Klosit, Liri e Kenado Shirën, plagosi Eglantin e Renato Hasulën, e më pas i dha fund jetës së tij pranë banesës në fshatin Dars.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy