
Kreu i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili është në krye të hetimeve të dosjes në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro” që çoi në firmosjen e 15 urdhërarresteve nga të cilët 11 janë ekzekutuar, ndërsa 4 janë ende në kërkim, foli në emisionin “FactCheck” lidhur me deklarimet e të penduarve në këtë dosje.
I penduari Artan Tafani, një prej anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut në Lushnje pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë, duke zbardhur ngjarje të rënda kriminale që kishin ndodhur në Shqipëri dhe Greqi mes tyre dhe 6 vrasje.
Prokurori Ajazi, bëri të ditur se përkitazi me deklarimet e të penduarve ato verifikohen dhe se jo çdo gjë merret për bazë.
Me duhet të qëndrojë korrekt përcaktimeve dhe detyrimeve ligjore që rëndojmë mbi funksionarët që zhvillojnë hetimet. Unë nuk mund të konfirmoj asnjë të dhënë mbi statusin e këtij personi, përveç asaj që është bërë publike, si person nën hetim në kuadër të procedimit penal për të cilin është arrestuar ky person por edhe persona të tjerë të cilët deri në këtë fazë dyshohen si bashkëpunëtorë në disa ngjarje kriminale, përfshirë edhe disa ngjarje të rënda.
Në ngjarje të rënda kriminale dhe në forma të rënda të organizmit kriminale përfshirë edhe struktura kriminale të organizuara ndonjëherë Instituti ligjor, procedural i bashkëpunëtorit të drejtësisë së penduar ka një vlerë të posaçme, sepse jo vetëm mbettë prova kryesore e cila e gërshetuar edhe me prova të tjera zbardhi ngjarjen por ka edhe një rendësi të tjerët specifike qe lidhet me faktin se teorikisht bashkëpunëtori i drejtësisë, personi rrëfen por si institucion ka të bëj me ndryshimin e ‘krahut’. Duke kaluar në anën e drejtësisë, nëpërmjet tij merren të dhëna pas informacione mbi mekanizma, ngjarje, se si janë zhvilluar, mbi bashkëpunëtorët, mbi provat që lidhen me ato ngjarja të cilat organet e drejtësisë në kushte normale nuk do të mund ti mësoni kurrë.
E para njëherë të saktësoj qe në tërësi janë disa aktorë që marrin pjesë në këtë akt, nuk jam vetëm unë që të marrë atributet më tepër se ç’më takojnë, por është kontribut i përbashkët ligjor i tërë atyre institucioneve ligjore të drejtësisë që ka patur këtë rezultat të faktuara.
Si rregull, veprohet që i penduari nuk besohet aurtomatikisht në ato që thotë, por të dhënat verifikohen nga të dhëna që kanë aktet në dosja, nëse kanë përputhshmëri. Pra dua të them se sinqeriteti, saktësia, realiteti, i të dhënave që merren nga një bashkëpunëtor i drejtësisë të çojnë në verifikim në detyrim për të verifikuar thëniet e tij.



