Një i ri i cili lëvizte i armatosur është kapur në rrethrrotullimin e Rinasit.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, bazuar në informacionet operative për një person që qarkullonte i armatosur, në kuadër të operacionit policor të koduar “Black 2”, e lokalizuan atë në rrethrrotullimin e Rinasit, ku e kapën dhe e arrestuan në flagrancë T. M., 31 vjeç, banues në Lezhë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ai qarkullonte, efektivët e policisë gjetën në një çantë dore një armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion.
Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.



