
Një zjarr ka rënë në kodrat e fshatit Sherisht, në Vlorë.
Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur disa rrënjë me ullinj në zonë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.



