
Rritja e çmimeve të jetesës vazhdon të jenë aktuale në vend. Duke u nisur nga kjo, organizatat civile dhe jo vetëm kanë paralajmëruar për ditën e nesërme marshim para Kryeministrisë.
Elsad Lumaj, aktivist i Organizatës Politike, i ftuar në “MCN live”, u shpreh se vetëdijesimi i qytetarëve dhe kultura e protestimit në vend, ende lë shumë për të dëshiruar.
Duke bërë ftesë për të gjitha shtresat e popullatës në protestën e nesërme, ai veçoi kërkesën e nesërme për më shumë investime, më shumë ndihmë sociale për shtresat në nevojë.
Qytetarët nuk kanë shumë kulturë organizimi për protesta, qëllimi jonë është rritja e ndërgjegjes kulturorë dhe klasore në protestë.
Nesër kërkojmë më shumë investime, më shumë ndihmesë sociale për shtresat në nevojë.
Punëtorë, studentë, të gjithë ata që e ndjejnë barrën e krizës në këtë kohë, përveç indinjatave dhe bisedave ku ne fajësojmë pushtetin gjatë gjithë kohës, tashmë është koha të materializojmë këtë lloj indinjate në marshimin që do të kemi nesër.



