Disa qytetarë të cilët protestonin para bashkisë Durrës kundër projektit “TID” të cilët i thirrën Kryeministrit Edi Rama “O hajdut pronash”, janë shoqëruar në polici.
Gjithçka pasi Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë një takim në Durrës me një përfaqësi të banorëve që kërkojnë pezullimin e projektit “TID”, pasi ky projekt parashikon shembjen e banesave të tyre pranë parkut arkeologjik.
Projekti “TID” ka shkaktuar protesta të vazhdueshme në Durrës dhe Tiranë nga përfaqësuesit e 74 familjeve të zonës historike, të cilët kanë kërkuar pezullimin e tij dhe janë drejtuar edhe institucioneve të drejtësisë.



