
Pas aksidentit të djeshëm me pasojë vdekjen e 72 vjeçares në Sukth, polcia ka arrestuar sot shoferin 20 vjeçar, i cili përplasi për vdekje të moshuarën në Sukth.
“A. A., 20 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në Sukth, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, ka aksidentuar shtetasen M. L., 72 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Poashtu policia njofton se shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Mes të arrestuarve janë persona të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike ose drejtim mjeti në gjendje të dehur.



