Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, dy automjete përplasen kokë më kokë

Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, dy automjete përplasen kokë më kokë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Peqin-Rrogozhinë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Drupal Ad

 

 

 

Sipas burimeve paraprake, përplasja ka shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e përparme të njërës prej makinave, e cila është dëmtuar totalisht.

Fatmirësisht, nuk ka të dhëna për dëme në njerëz dhe ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Incidenti ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës, duke bllokuar trafikun për disa minuta.

Policia po punon për të rikthyer qarkullimin normal dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy