
Një zjarr ka pushtuar paraditën e sotme malin e Tomorit. Si pasojë e terrenit flakët janë përhapur me shpejtësi.
Zjarri ka rënë në zonën e sipërme të fshatit Lybeshë të Poliçanit. Nuk dihen ende rrethanat sesi pishat morën flakë.
Deri më tani, forcat e zjarrfikëses të zonës e kanë pasur të vështirë të shkojnë për të shuar zjarrin.
Kjo pasi terreni është i vështirë dhe është e pamundur ndërhyrja e mjeteve.
Nga ana tjetër, është kërkuar ndihmë me helikopter, për të ndaluar përhapjen e zjarrit, pasi kjo zonë është shpallur Park Kombëtar.



