Fier/ Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, po punohet për kapjen e 2 të tjerëve

Fier/ Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, po punohet për kapjen e 2 të tjerëve

Dy persona janë arrestuar në Fier dhe Lushnjë, pasi ushtruan dhunë në familje. Ndërkaq po punohet për kapjen e dy të tjerëve, që dyshohen për kanosje dhe dëmtim automjeti.

Në njoftimin e Policisë Fier bëhet me dije:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Dh., 59 vjeç, banues në fshatin Pishë Poro, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushërirës së tij.  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. K., 38 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet celularit, ka kanosur dhe fyer motrën e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos shpallën në kërkim shtetasin O. K., 50 vjeç, pasi dyshohet se i ka dëmtuar automjetin një shtetaseje, të cilin më pas ia ka marrë me pretendimin se do e riparonte dhe nuk ia ka kthyer. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy