
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për 14 anëtarët e grupit kriminal që drejtohej nga Suel Çela.
Masa ndryshoi për avokaten Blerina Beqirin, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
Ndërkohë masa detyrim paraqitje mbetet në fuqi edhe për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha.
Në burg do vijojnë të qëndrojnë:
-Mario Çela (arrestuar në Itali, i arrestuar më parë për vepër tjetër penale)
-Xhino Roka
-Klaus Matishi
-Sergei Hasanpapaj (arrestuar në Belgjikë)
-Bruno Azizolli
-Ledio Zabeli
-Marsel Roka
-Ado Xhika
-Metin Mehja
-Renato Hasani
-ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
-Dedan Gjoni
-Bujar Shega (arrestuar në Itali)
-Hajdar Lala
Vijojnë në kërkim me masë sigurie arrest në burg
-Suel Çela
-Prekë Kodra
-Fuad Verzivolli
-Skënder Sufaj



