Tentuan t’u iknin agjentëve të antidrogës/ 3 të arrestuar, policia plagos të riun, sekuestrohet 1 kg kokainë (VIDEO)

Tentuan t’u iknin agjentëve të antidrogës/ 3 të arrestuar, policia plagos të riun, sekuestrohet 1 kg kokainë (VIDEO)

Tre të rinj u përfshinë dje në një konflikt me agjentët e antidrogës në Tiranë. Policia thotë se në tentativë për ti arrestuar pas dyshimeve se po shpërndanin lëndë narkotike, tre të rinjtë u përpoqën të arratiseshin, ndaj dhe blutë qëlluan me armë duke plagosur njërin prej tyre.

Ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një verifikim për veprimet e uniformave blu në këtë ngjarje.

Referuar versionit zyrtar të policisë së Tiranës sapo efektivët e operacionales kanë ndërhyrë të rinjtë të cilët tashmë janë vënë në pranga Igli Begaj, Shkëlqim Ostreni dhe Enea Sulejmani, kanë tentuar të ikin duke lëvizur automjetin mbrapsht, dhe kanë tentuar të përplasin agjentët e antidrogës.

Të ndodhur në këto kushte, për të neutralizuar situatën dhe arrestuar tre të rinjtë, agjentët kanë qëlluar me armë në drejtim të automjetit, ndërsa plumbi ka plagosur Enea Sulejmanin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy