Pallati pa leje në Sarandë, pas prangosjes së drejtoreshës së IMT, shpallen në kërkim dy inspektorë

Pallati pa leje në Sarandë, pas prangosjes së drejtoreshës së IMT, shpallen në kërkim dy inspektorë

Në vijim të operacionit të koduar “Heshtja” në Sarandë, gjatë të cilit u vu në pranga drejtoresha e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Romina Pulaj, janë shpallur në kërkim dhe dy inspektorë.

Të shpallurit në kërkim janë Martin Arapi, 30 vjeç, dhe Nerton Jano, 26 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Sarandë.

Pasi janë siguruar prova ligjore në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katesh ende të pa përfunduar por edhe disa shtesa pa leje, në disa pallate në ndërtim, Gjykata e Sarandës më 24 shkurt, ka vendosur për dy inspektorët,  masat e sigurisë në mungesë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i  detyrës”.

Dy inspektorët dyshohet se me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me Kryeinspektoren e IMT  Romina Pulaj, e arrestuar më 21 shkurt,  për veprën penale “Shpërdorimi i  detyrës”.

Në kërkim është shpallur gjithashtu edhe biznesmeni, 66-vjeçar Tando Papuçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy