Kush e njoftoi “Eskobarin i Ballkanit”, Prokuroria nis hetimet për policinë e Sarandës

Kush e njoftoi “Eskobarin i Ballkanit”, Prokuroria nis hetimet për policinë e Sarandës

Krahas hetimit të nisur nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për dekonspirimin e aksionit për arrestimin e Kelmend Balilit, një procedim ka nisur edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Për Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë njeriu më i kërkuar i momentit në Shqipëri, dyshohet te jete njoftuar nga efektivë policie për aksionet që do të kryheshin në zonën e Sarandës dhe Delvinës.

Ka dyshime të arsyeshme se punonjës të komisariatit të Sarandës të kënë njoftuar te ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit” ose të afërm të tij, sipas tv klan. Specialistë të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pritet të verifikojnë veprimet e disa punonjësve të policisë lokale që kanë qenë në dijeni se nga Tirana do të niseshin FNSH-ja dhe RENEA për prangosjen e Balilit.

Hetimi ka nisur pas disa indiceve konkrete dhe në sitën e hetuesve do të kalojnë tabulatet telefonike të disa oficerëve të policisë. Prokuroria dhe policia kane bindjen se Balili ndodhet ende në territorin shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy