Një burrë në Fier, kryen vepra të turpshme me një vajzë të mitur

Një burrë në Fier, kryen vepra të turpshme me një vajzë të mitur

Një burrë në Fier është vënë në prangat e policisë, i akuzuar se ka kryer veprime të turpshme me një vajzë të mitur.

Nga ana e uniformave blu u bë ndalimi për veprën penale “Vepra të turpshme”, i P. B., 53 vjeç, banues në Levan, Fier.

Policia thotë se 53-vjeçari dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur.

MCN TV mëson se denoncimi ndaj tij u bë nga nëna e së miturës, pasi vogëlushja ishte ankuar te e ëma se i dyshuari i kishte prerë rrugën dhe kishte kryer vepra të turpshme me të.

Për shkak të natyrës delikate të çështjes, detajet e ngjarjes nuk bëhen me dije, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për ndjekje të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy