Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim e motra

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim e motra

Një 29 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë ndërsa është shpallur në kërkim motra e tij pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrit shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Foreign".

Në kuadër të këtij operacioni u ndalua shtetasi T. G., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”, dhe "Trafikimi i personave të rritur".

Ky shtetas është kapur në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, duke marrë 100 euro, nga dy shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonte për prostitucion.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 29-vjeçari, pasi krijonte kontakte me shtetase të huaja, të cilat akomodoheshin në Shqipëri dhe në bashkëpunim me motrën e tij, shtetasen B. G., 36 vjeçe, nëpërmjet shantazhit, i detyronte dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, kundrejt përfitimeve monetare.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 4 shtetase të huaja, të moshave 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeçe, dhe 25 vjeçe. Punohet për kapjen e shtetases B. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.', thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy