Një person i cili punonte si hidraulik në një objekt në ndërtim në Tiranë, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë është shënuar ditën e sotme, në zonën e Paskuqanit.
Efektivët e policisë së komisariatit Nr. 5 arrestuan në flagrancë A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore, pasi rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç, punëtor për punime hidraulike,, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë.



