
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmua në detyrë kryeprokuroren e Durrësit, Anita Jella.
Kjo e fundit është njëherësh edhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kujtojmë, që prokurorja Anita Jella e ka nisur karrierën si prokurore në Elbasan, përkatësisht në vitet 2001-2003, ndërsa më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.
Trupa gjykuese që dha vendimin për prokuroren Jella përbëhej nga Xhensila Pine, Etleva Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.



