Zjarr në një apartament në Tiranë, evakuohen banorët

Zjarr në një apartament në Tiranë, evakuohen banorët

Një zjarr  ka rënë në një pallat pranë Komisariatit nr 4 në kryeqytet. Flakët kanë përfshirë një apartament në katin e katërt.  

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve është bërë e mundur evakuimi i disa banorëve dhe të shpëtohet jeta e dy të miturve që ndodheshin brenda apartamentit në momentin e rënies së zjarrit.

Një 15-vjeçar është dërguar menjëherë në spital, si pasojë e asfiksisë.

Forcat zjarrfikëse janë angazhuar për afro 40 minuta në mënyrë që të fiknin flakët, ndërkohë tymi ka përfshirë gjithë shkallën, duke i detyruar banorët të dalin jashtë.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e pakujdesisë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy