
Një automjet në pronësi të shtetasit A.H., që ndodhej i parkuar, është përfshirë nga flakët në Vlorë.
Paraprakisht dyshohet për një defekt teknik. Ndërkohë një hetim ka nisur për ngjarjen.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Më datë 31.12.2022, gjatë natës, në lagjen “Pavarsia 2”, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Saab” në pronësi të shtetasit A. H, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.



